Kazakistani arreston ish-shefin e Sigurisë Kombëtare, Putin bisedon me presidentin e vendit

Ish-kreu i Komitetit të Sigurisë Kombëtare të Kazakistanit, Karim Massimov dhe disa zyrtarë të tjerë të paidentifikuar, janë arrestuar nën dyshimin për tradhti, njofton Komiteti i Sigurisë Kombëtare të vendit, sipas medias shtetërore Khabar 24.

Ndërsa Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij kazak Kassym-Jomart Tokayev diskutuan sot për rivendosjen e “rendit” në Kazakistan, pas ditë dhune dhe trazirash që kanë përfshirë Kazakistanin.

Tokayev i tha Putinit se situata në vendin e tij “po përparon në rrugën drejt stabilizimit” dhe shprehu “vlerësimin” e tij për vendosjen e një blloku ushtarak të udhëhequr nga Rusia në Kazakistan, për të kontrolluar dhunën në rrugët e vendit.

Ndërkohë protestat e dhunshme në Kazakistan, ditët e fundit, kanë bërë të mundur dorëheqjen e qeverisë dhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, ndërsa trupat nga një aleancë ushtarake e udhëhequr nga Rusia po shkojnë në vendin e Azisë Qendrore për të ndihmuar në shuarjen e trazirave.

Bilanci i këtyre trazirave ka rezultuar me dhjetëra janë vrarë, qindra të plagosur dhe mijëra protestues të arrestuar.

LEXO EDHE:

Back to top button