India rikthen fondet e huaja për organizatën bamirëse të Nënës Terezë

India tani do të lejojë që organizata bamirëse Nënë Tereza të marrë fonde të huaja, disa javë pasi refuzoi të rinovojë këtë licencë.

Sipas BBC, në ditën e Krishtlindjes, ministria e Brendshme e Indisë njoftoi se nuk e kishte rinovuar regjistrimin për shkak të “inputeve negative”.

Grupet në Indi kanë akuzuar prej kohësh këtë organizatë për përdorimin e programeve të saj për të kthyer njerëzit në krishterim. Organizata bamirës i ka mohuar këto akuza.

Por organizata “Misionarët e Bamirësisë” tashmë u kthye në listën e shoqatave të miratuara për të marrë fonde të huaja.

Rivendosja e saj u bë e ditur nga Derek O’Brien, një ligjvënës nga partia opozitare e “Trinamool Congress”.

LEXO EDHE:

Back to top button