Kriza në Kazakistan, Ramani: Serbia po e përqafon retorikën e ‘revolucionit me ngjyra’ të Rusisë

Profesori në Universitetin e Oksfordit, Samuel Ramani ka thënë se kriza e fundit në Kazakistan nga ana e Sebisë po përdoret për ta përqafuar retorikën e “revovulcionit me ngjyra” të Rusisë.

Ramani me anë të një shkrimi në Twitter thekson se, Serbia mendon që agjencitë e huaja të inteligjencës qëndrojnë pas protestave në Kazakistan.

“Serbia deklaron se agjencitë e huaja të inteligjencës qëndrojnë pas protestave në Kazakistan. Serbia po përqafon me entuziazëm retorikën e ‘revolucionit me ngjyra’ të Rusisë”, thekson ai.

 

Ndërsa, për analistin serb Vuk Vukshanoviq kjo krizë nga lidershipi në Serbi po përdoret për ta diskredituar aktivizmin opozitar në vend.

Vukshanoviq shprehet se ky aktivizëm do të shtypet sikurse në rastin e opozitës në Maqedoni të Veriut në prill të 2017-së.

“Lidershipi serb po përdor krizën në Kazakistan për të diskredituar çdo aktivizëm të ardhshëm opozitar apo qytetar, si në rastin e Maqedonisë së Veriut në 2017”, është shprehur Vukshanoviq.

 

Kujtojmë se ministri serb i Punëve të Brendshme, Aleksander Vulin gjatë një takimi me sekretarin rus të Sigurisë Kombëtare, Nikolai Patrushev i ka dorëzuar video të takimeve të liderëve të opozitës ruse në Beograd, pas të cilave është arrestuar opozitari dhe aktivisti rus Andrei Pivovarov.

Këto informacione janë siguruar nga Agjencia serbe e Informacionit të Sigurisë (BIA).

Serbia dhe Rusia në fshehtësi kanë formuar një grup të përbashkët pune për të luftuar kundër “revolucioneve me ngjyra”, detyra e të cilit është të shtyp demonstratat dhe organizimet masive të qytetarëve.

Përveç kësaj, një organ i përbashkët i autoriteteve serbe dhe ruse është caktuar që të mbikëqyrë liderët e opozitës, mediat e pavarura dhe organizatat e shoqërisë civile.

Për më tepër këto dy vende, janë duke u munduar aktivisht që protestat qytetare dhe kundërshtimin e ndryshëm opozitar dhe të opinionit publik në vendet e tyre, ta lidhin pa fakte me ndikimin e aktorëve të ndryshëm të huaj, me qëllim të njollosjes së aktiviteteve që kundërshtojnë qeveritë e tyre.

LEXO EDHE:

Back to top button