KB “Çair 2030” vazhdon me befasitë, mund edhe Euronikelin

Skuadra e basketbollit “Çair 2030” arriti që të sjell tjetër befasi në Superligën e basketbollit në Maqedoni, ku po zhvillon sezonin debutues. Në kuadër të javës së tretë, basketbollistët e “Çair 2030” shënuan fitoren e dytë në këtë sezon, duke mundur skuadrën e Euro Nikellit, me rezultat të ngusht 74-73.

Në një ndeshje dramatike dhe më shumë ndryshime të rezultatit, pjesa e parë i takoi skuadrës nga Çairi pran rezultatit 38-34. Në çerekun e tretë, mysafirët zbutën epërsin në 2 pikë, ndërsa në çerekun e fundit kishte mjaft nxitje dhe emocione në terrenin e palestrës “Kale”. Fillimi i çerekut të katërt i takoi “Çair 2030”, i cili vazhdoi të rrit epërsin në 4 dhe 6 pikë, mirëpo mysafirët nuk u dorëzuan dhe barazuan shifrat në 70 – 70 në 90 sekonda para përfundimit të takimit.

Në vazhdim mysafirët realizuan 2 pikë dhe kaluan në epërsi në 60 sekondat e fundit të takimit në “Kale”. Mirëpo Damçevski realizoi vetëm një gjuajtje nga dy të akorduara në 27 sekonda para përfundimit të takimit për rezultatin 73-70, ndërsa në anën tjetër Frenklin ishte i saktë në tentimet nga vija e gjuajtjeve të lira për të ngushtuar rezultatin në 72-73.

Në aksionin e radhës, mysafirët humbin topin dhe pas disa tentimeve, Mihajlovski shënon pikët vendimtare nën tabelë, për të vendosur rezultatin përfundimtar 74-73. Kjo është fitorja e dytë për KB “Çair 2030”, pas asaj ndaj Kumanovës, ndërsa në anën tjetër, kjo është disfata e parë për Euronikelin në sezonin e ri.

 

LEXO EDHE:

Back to top button