Spanja do të forcojë krahun lindor të NATO-s me 14 avionë

Spanja do të forcojë krahun lindor të NATO-s me 14 avionë

Spanja tha të shtunën se do të dërgonte 14 avionë luftarakë në Bullgari dhe Rumani për të forcuar krahun lindor të NATO-s, ndërsa aleanca e mbrojtjes forcon kapacitetin e saj parandalues pas pushtimit rus të Ukrainës.

Madridi do të dërgojë gjashtë avionë Eurofighter dhe 130 ushtarë në Bullgari nga mesi i nëntorit deri fillim të dhjetorit për të trajnuar forcat lokale, tha në një deklaratë ministria spanjolle e mbrojtjes, transmeton Telegrafi.

Ministria shtoi se një vendosje e mëtejshme do të shohë tetë avionë luftarakë F18M dhe 130 personel të forcave ajrore të dërguara në Rumani midis dhjetorit dhe marsit të vitit të ardhshëm si pjesë e strategjisë së NATO-s për “reagimin dhe parandalimin”.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, falënderoi Spanjën për “përgjigjen e saj shumë, shumë të shpejtë” ndaj kërkesës së fundit të Ukrainës për më shumë mbrojtje ajrore. 

LEXO EDHE:

Back to top button