fbpx

Kë pritëm të shohim e kë pamë në klipin e ri të Dua Lipës


Është publikuar vetëm pak orë më parë klipi më i ri i Dua Lipës, një bashkëpunim me dy divat e njohura të muzikës Madonna dhe Missy Eliot!

“Levitating” titullohet kënga e re që është një remix i The Blessed Madonna, pjesë e albumit më të ri të Dua Lipës. Por përpos bashkëpunimit të bujshëm, surpriza e klipit të ri është partneri i këngëtares shqiptare, Anwar Hadid.

Ai shfaqet në vetëm pak sekonda në klip, në disa skena mjaft romantike. Në njërën, çifti shfaqet i shtrirë në një fushë plot me lule, ndërsa në një tjetër, në makinë duke u puthur!

Dua Lipa e ka realizuar klipin gjatë karantinës, kur flokët e saj ishin në ngjyrë të kuqe. Shumë fansa të Madonna-s janë zhgënjyer kur kanë vënë re mungesën e këngëtares, e megjithatë bashkëpunimi është pëlqyer madje edhe nga familja e Anwar, nëna e të cilit nuk mund të rrinte pa i bërë një koment të ëmbël Duas me dy 🦋🦋

Këngëtarja e cila tani ka rikthyer look-un e saj natyral, njoftoi pak më parë se i është rikthyer më fuqishëm se kurrë punës.

fv

LEXO EDHE:

Back to top button