Këmbësoria e ushtrisë ukrainase, shkatërronë tankun rus

Këmbësoria e ushtrisë ukrainase, shkatërronë tankun rus

Këmbësoria e ushtrisë ukrainase, përkatësisht brigada e 92-të e motorizuar, ka arritur me precizitet të lartë të shkatërrojë tankun rus.

Pamjet e filmuara me dron nga ajri, shfaqin tankun që sulmohet nga kënde të ndryshme nga kjo brigadë e ushtrisë ukrainase.

Fillimisht i shkaktohet dëm i vogël sa për ta neutralizuar dhe ta paaftësojë që të lëvizë tutje. Më pas goditet sërish, por ishin predhat që binin nga droni që e shkatërruan plotësisht.

Në një moment shihet ushtari që ishte brenda tankut që tenton të largohet, por e kupton se është e kotë dhe futet sërish brenda me shpresën se do ta mbrojë pjesa e blinduar e tankut.

Ndryshe ukrainasit po vazhdojnë me kundërofensivën në rajonet që janë nën kontrollin e rusëve, duke arritur që të çlirojnë shumë qytete e fshatra.

Ndërkaq presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, është zotuar se do të rikthejnë çdo pëllëmbë të territorit të Ukrainës – duke aluduar edhe në Krimenë që vite më parë ishte aneksuar nga Rusia.

LEXO EDHE:

Back to top button