Detaje nga vrasja në tentativë në Prishtinë,i dyshuari në arrati

Detaje nga vrasja në tentativë në Prishtinë,i dyshuari në arrati

Raportohet për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur sot rreth orës 15:35 në rrugën ‘Astrit dhe Arbnor Dehari’ në kryeqytet, ku janë dëgjuar krisma armësh, nga të cilat u rrezikua jeta e qytetarëve që ndodheshin në atë zonë.

Një person ende i paidentifikuar nga motoçikleta e tij dyshohet se ka shtënë plot tetë herë me armë zjarri në drejtim të një personi i cili ndodhej në veturën e tij.

Sinjali mëson se në vendin e ngjarjes janë gjetur tetë gëzhoja që dyshohet se janë të armës që u përdor në rast.

Burimet brenda institucioneve të sigurisë bëjnë me dije se lidhur me rastin është intervistuar viktima, i cili fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime nga rreziku që i kanosej dhe i njëjti ka deklaruar se nuk e di motivin përse ka ndodhur e gjithë kjo.

Ndërkohë janë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe që çojnë në identifikimin e personit të dyshuar.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti të iniciohet ‘Vrasje në tentativë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

LEXO EDHE:

Back to top button