Kërkuesit gjejnë rastësisht qytetin e humbur në mes të xhunglës

Kërkuesit gjejnë rastësisht qytetin e humbur në mes të xhunglës

Një qytet i madh Maya është zbuluar nga një grup kërkuesish krejt rastësisht, disa shekuj pasi u zhduk nën petkun e gjelbër të xhunglës në Meksikë.

Arkeologët gjetën piramida, fusha sportive, rrugë dhe amfiteatro në shtetin juglindor të Campeche.

Ata e gjetën kompleksin e fshehur, të cilin e kanë quajtur Valeriana, duke përdorur “Lidar”, një lloj studimi me lazer që harton strukturat e varrosura nën bimësi.

Ata besojnë se ky qytet është i dyti për nga dendësia pas Calakmulit, që mendohet të jetë vendi më i madh i Majave në Amerikën e lashtë Latine.

Qyteti, i cili ishte rreth 16.6 km katrore, ka dy qendra kryesore me ndërtesa të mëdha rreth 2 km larg njëra-tjetrës, të lidhura me shtëpi dhe rrugë.

Ai ka dy sheshe me piramida tempujsh, ku njerëzit e Majave kryenin adhurimet, si dhe një fushë ku mendohet se është luajtur një lojë e lashtë me top.

LEXO EDHE:

Back to top button