Këshilli Ekonomik-Social vendosi: Paga minimale nga prilli do të jetë 26.000 denarë

Këshilli Ekonomik-Social vendosi: Paga minimale nga prilli do të jetë 26.000 denarë

Gazetar: Angell Dimovski

Autoritetet dhe punëdhënësit nuk lëshojnë pe. Paga minimale, do të rritet vetëm në përputhje me ligjin edhe atë në 26 046 denarë në muajin prill. Rritja u precizua në mbledhjen e Këshillit Ekonomik-Social. Përputhja llogaritet sipas formulës ligjore: 50% nga rritja e pagës mesatare të paguar dhe 50% nga rritja e shpenzimeve të jetesës. Sipas kësaj përllogaritjeje, paga minimale rritet për 6,86%.

“Pres që në mbledhjen e ardhshme të qeverisë, nesër ose gjatë javës së ardhshme – mendoj se do të jetë edhe nesër – këtë çështje ta kalojmë në Qeveri, dhe më pas, sipas shumës së përcaktuar të pagës minimale, nga prilli, dmth me pagën e marsit, ajo të fillojë të zbatohet dhe të paguhet”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër.

Pasi kryetari i Lidhjeve të Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafilov, dëgjoi se paga minimale do të jetë vetëm harmonizim ligjor, e lëshoi mbledhjen.

“Të legjitimojmë diçka që është në dëm të punëtorëve – për këtë arsye as nuk japim miratimin tonë, as nuk sigurojmë kuorum në mbledhjen e Këshillit Ekonomik-Social. Pa përfaqësues të LSM-së nuk ka as kuorum, as mund të merren vendime. Muaji mars ka ende ditë, dhe në mes të marsit, miq, shihemi në rrugë, sepse sa më shumë të vini, aq më shumë do të fitojmë”, tha Sllobodan Trendafilov, kryetar i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë.

Ndërkaq, nga Konfederata e Sindikatave të Lira refuzuan të japin deklaratë.

Ndërsa ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, deklaroi se sindikatat e tjera kanë pranuar ta harmonizojnë pagën minimale.

“Të gjithë të tjerët që ishin brenda ranë dakord me këtë njoftim, sepse kjo nuk është vetëm një njoftim, por sipas ligjit jemi të detyruar ta shpallim pagën minimale”, u shpreh Besar Durmishi, ministër i Ekonomisë.

Kryetarja e organizatës së punëdhënësve, Vladanka Trajkovska, kritikoi institucionet, sepse ato njoftuan shumë vonë për Këshillin Ekonomik-Social.

“Vazhdimisht po theksoj se një mënyrë e tillë për caktimin e mbledhjeve është shumë jo serioze nga ana e institucionit që e bën këtë. Prandaj, gjithçka që do të ndodhë sot në Këshill do të jetë ndoshta vetëm një paralajmërim ose bisedë; për gjithçka tjetër, organizata nuk ka qëndrim nga anëtarësia e saj”, theksoi Vladanka Trajkovska, kryetare e organizatës së punëdhënësve.

Gjithashtu, shporta e përgatitur nga Qeveria u prezantua sot para Këshilli Socio-Ekonomik, por për të pati disa vërejtje, siç tha Durmishi, me karakter teknik, si dhe propozime që do të shqyrtohen edhe në mbledhjen tjetër të KËshulli e cila planifikohet të mbahet deri në fund të këtij muaji. Nëse pranohet, sipas Durmishit, ajo do të fillojë të zbatohet nga fundi i këtij muaji. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button