Këshilli Fiskal, kritika për zgjedhjen e anëtarëve të rinj

Një seri vërejtjesh janë dhënë nga sektori civil, mbi kriteret për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Fiskal, i cili duhet të jetë organ i ri për të mbikëqyrur financat publike. Kushtet në të cilat duhet të zgjedhen anëtarët e këtij organi serioz që do të kontrollojë shpenzimin e parave publike, janë shumë të përgjithshme, thonë nga sektori joqeveritar.

Aktualisht ka një fjali në ligj, që thotë se anëtarët duhet të jenë ekspertë në fushat e ekonomisë, makroekonomisë dhe financave publike. Ky përkufizim i gjerë lejon një interpretim shumë të gjerë dhe ajo që askush nuk dëshiron ta shohë është një keqpërdorim i këtij termi. Është e nevojshme që Ministria e Financave në tekst të tregojë saktë kriteret, sipas të cilave do të përcaktohen ekspertët e makroekonomisë – deklaroi Viktor Mitevski, OJQ “Zmaj”.

OJQ-të sugjerojnë që kandidatët të kenë të paktën dhjetë vjet përvojë në fushën e makroekonomisë, përvojë në bërjen e analizave, monitorimin e financave publike. Themelimi i Këshillit Fiskal është pjesë e Ligjit për Buxhetet, i cili tashmë është në dispozicion të publikut për komente dhe ndryshime.

Këshilli Fiskal është përgjegjës për ofrimin e këshillave të pavarura, objektive dhe profesionale, për çështje që lidhen me politikën fiskale dhe buxhetin – thuhet në Ligjin për buxhet.

Ky organ llogaridhënie për punën e vet duhet të japë para deputetëve. Këshilli Fiskal përbëhet nga tre anëtarë, ku një anëtar propozon ASHAM-i, Enti Shtetëror i Revizionit dhe Banka Popullore, ndërsa i emëron Kuvendi. Gjatë nominimit nuk duhet të ketë konflikt interesash dhe përkatësi partiake. Mandati i anëtarëve do të jetë 6 vjet pa të drejtë rizgjedhjeje.

Ile Petrevski

LEXO EDHE:

Back to top button