Riparimi i rrugëve pa planë, shkakton kokëçarje për qytetarët

“Rrugët e riparuara dhe të arnuara i sheh thuajse në çdo anë të vendit. Kjo si rezultat i mungesës së planeve dhe strategjive për ndërtimin e infrastrukturës. Për qytetarët, ndërtimet e rrugëve të shpeshta pa plan, janë në maltretim shtesë”.

Rast konkret që shqetëson qytetarët, janë gërmimet në trotuaret e rrugës Ferid Bajrami, në Komunën e Butelit, e cila kohë më parë u rikonstruktua në tërësi.

“Nuk kemi profesionistë. Do të thotë duhet të mendohet kur punohet. E jo 100 herë të gërmohet dhe të ri gërmohet. Do të thotë gjithmonë në baltë këtu dhe asnjëherë nuk është bërë. Punë shumë e keqe. Çka do të thotë për qytetarët kjo? Për qytetarët vetëm harxhim, jetë e keqe.

“Kjo është katastrofë. Dikush i hanë paratë e ne mbetemi askund hiç. Unë sa e mbaj mend edhe pse i kam 70 e kusur vjet kur e shtrohej, shtrohej. Tani nuk është asgjë, krejt rrena janë”.

“Nuk ndërtohet vetëm një herë asfalti. Këtu në lagjen tonë ka disa shembuj kur disa herë rinovohet asfalti. Është dëmtuar dhe përsëri bëhet. Cilat janë arsyet? Me siguri janë të fshehura… Kur mundet në një qendër ose në disa komuna që janë afër Qendrës të mos ketë kanalizime në shekullin 21, kur mund të mos ketë të parashikuara linja bazë të telekomunikimit në infrastrukturë, çka kërkojmë më tej. Shumë e dyshimtë”.

Nga qyteti i Shkupit dhe nga Komuna e Butelit ditë më parë njoftuan se në këtë rrugë po punohet në vendosjen e kabllove për telekomunikim. Kryetari Petre Shilegov për ri gërmimin rrugëve të asfaltuara fajëson pushetin e kaluar edhe pse ky troutuar ishte shtruar dhe po prishet pikërisht në periudhën e qeverisjes së tij me qytetin.

Gjithsesi, për fat të keq, përsëritje nga e kaluara ka, për shkak se mendimi im personal është se qyteti nuk është punuar me seriozitet dhe për pasojë nga ky mos seriozitet edhe për një numër të caktuar të çështjeve, patjetër se do të na ndodhin probleme edhe në të ardhmen – tha Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit.

Shilegov shton se dy vite më parë e kanë ndryshuar rregulloren e Qytetit të Shkupit dhe çdo fillim vit i publikojnë rrugët të cilat do të jenë lëndë e rikonstruktimit. Kjo me qëllim që të kompanitë që kanë instalime nëntokësore ti planifikojnë në të njëjtën periudhë. Në të kundërtën për pesë vitet pas rikonstruktimit të kryer, nuk do të mund të bëhen punime.

Mefail Ismaili

 

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button