Këshilli Gjyqësor, protestë për paga

Këshilli Gjyqësor, protestë për paga

Përmes një proteste, të punësuarit e shërbimeve profesionale të Këshillit Gjyqësor sot kërkuan sigurimin e mjeteve financiare për pagesën e shtesave të pagave në shumën prej 30 për qind dhe nënshkrimin e aneks marrëveshjes për ndryshim të marrëveshjes kolektive. Ata paralajmëruan se do të protestojnë çdo ditë në kohë pauze në qoftë se këto kërkesa nuk pranohen, pasi siç thonë, janë vetëm 30 të punësuar ndërsa përkundër punës që e bëjnë, pagesat i kanë shumë të ulëta.

“Konsiderojmë që kërkesat tona janë reale dhe nuk do të nxisin komplikime të mëdha financiare sepse bëhet fjalë për vetëm 30 të punësuar në shërbime, ne, të punësuarit e Këshillit Gjyqësor të RMV-së, si organ i pavarur dhe më i larti në gjyqësor jemi me pagat më të ulëta në krahasim me administratën gjyqësore, jemi të vendosur në situatë më të pa lakmueshme, sepse për të njëjtit dy herë është lejuar rritja e pagave, kështu që në këtë moment, administrata gjyqësore merr 35 për qind pagë më të lartë se sa ne”, tha Azbie Bekir, Organizimi Sindikal i Këshillit Gjyqësor. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button