Protestë e personave me aftësi të veçanta: Na gënjejnë gjatë fushatës për zgjedhje

Protestë e personave me aftësi të veçanta: Na gënjejnë gjatë fushatës për zgjedhje

Gazetare: Ajnur Bafqari

Me karroca, shkopinj të bardhë për të verbërit, shoqërues e pajisje tjera mbështetëse, personat me nevoja të veçanta protestuan para Qeverisë. Ata kërkojnë rritje të të ardhurave për 78 përqind, aq sa funksionarët i rritën pagat e tyre.

“Neve personave me aftësi të kufizuara na kanë gënjyer duke na thënë se nuk ka para në buxhet për 15 përqindshin, na kanë gënjyer nëpër fushatat e tyre duke na premtuar se do të rriten për 50 përqind shtesat për personat me aftësi të kufizuara, as atë nuk e morrëm. Që në fund ata në partneritet me gjykatësit kushtetues të rrisin pagat e tyre për 78 përqind, që mendoj se është non-sense”, tha Suaret Alishan, person me aftësi të kufizuara.

“Isha pjesë e revolucionit laraman, sepse isha dëshmitar I një tiranie që e përdorte popullin, manipulonte, gënjente.. për fat të keq ajo vazhdoi, nuk I erdh fundi asaj. Unë këtu kam fjetur 60 ditë këtu nëpër tenda, duke menduar se do të sjell ndryshime, se do ta çojë shoqërinë në të mirë dhe të jetë më mirë për të gjithë qytetarët, jo vetëm për 120 persona politikanë. Si mund njëzëri ta rrisin pagën e tyre për 78 përqind, ndërsa qytetarët nuk marrin asgjë”, deklaroi Bllagojçe Georgiev, person me aftësi të kufizuara.

“Asnjë nga bisedimet që I kanë edhe për proceset euro integruese nuk mund të sillen pa ne, motoja ynë është ‘asgjë për ne, pa ne’. Dëshironi të shkoni në Evropë, nuk mundet në Evropë pa ne, të gjithë së bashku …Me 8500 denarë është zero, 6000 denarë kemi mjekim, participojmë, fatura komunale, domethënë tmerr”, theksoi Brankica Dimitrovska, person me aftësi të kufizuara.

Ata kërkojnë formim të institucionit Avokati I popullit për personat me nevoja të veçanta, 78 përqind asistentë arsimore për persona me nevoja të veçanta, program të adaptuar sipas nevojave të nxënësve të kësaj kategorie, si dhe mjete ndihmëse ortopedike. Nga pushteti lokal kërkojnë parkingje të përshtatshme, shtigje të qasshme për personat me shikim të dëmtuar dhe aftësi të kufizuara fizike, kënde lojrash për fëmijë dhe të ngjajshme. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button