Këshilltarët ekonomikë, Bytyqi s’ndjen përgjegjësi morale

Zëvendës- kryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi nuk ndjen përgjegjësi morale për “zhdukjen magjike” të emrave të ish zyrtarëve të Gruevskit, Kirill Minovski dhe Vlladimir Peshevski nga lista e këshilltarëve në trupin “Për atdheun me dashuri”. Konsideron se të gjithë mund të marrin pjesë në krijimin e politikave publike.

A kam përgjegjësi morale? Përgjigjja do të jetë, aq sa disa media kanë përgjegjësi morale për faktin se ka dyshime që unë jam i infektuar me Covid dhe se qëllimisht u shmangem paraqitjeve publike. Sinqerisht konsideroj se një nga virtytet e njerëzve është të flasin me të gjithë, nëse duam të ndërtojmë një shoqëri demokratike për të gjithë”-tha Fatmir Bytyqi, zëvendës-kryeministër për çështjet ekonomike.

 

Për Bytyqin, nuk është kontestuese që Peshevski ka dhënë këshilla për krijimin e politikave publike kurse ka rast gjyqësor në të cilën ai akuzohet për dëmtimin e buxhetit. Bytyqi respekton prezumimin e pafajësisë gjegjësisht derisa të shpallet fajtor, çdo aktor në shoqëri mund të japë këshilla.

Nuk shoh asgjë të keqe nëse dikush pyetet dhe jep mendimin e tij, veçanërisht pasi asnjë nga çështjet e diskutuara në atë takim nuk është shndërruar ende në politikë publike. Dhe si i tillë, nëse është mëkati më i madh që e kam bërë, unë kërkoj falje, por nuk konsideroj që biseda dhe komunikimi me ata që nuk kanë mendim të njëjtë, është mëkat i madh”, pohoi Fatmir Bytyqi- Zëvendës- kryeministër për çështjet ekonomike.

Por, pesë vite më parë, LSDM-ja, ku është anëtar edhe vet Bytyqi kishte diskredituar publikisht zv/kryeministrin e atëhershëm të ekonomisë, Vlladimir Peshevski.

Vlladimir” diloriented “Peshevski është ekzekutuesi më i verbër i të gjitha marrëveshjeve korruptive të urdhëruara nga Gruevski. Ai bën më shumë sesa pritej. “102.5% çdo ide e çmendur e Gruevskit realizohet drejtpërdrejt nga Peshevski i talentuar “diloriented”-thuhet në Komunikatë për shtyp e LSDM-së.

Vlladimir Peshevski akuzohet në rastin “Trajektorja” për ndërtimin e autostradave kineze. Përveç tij, akuzohen edhe Mile Janakieski, Lupço Georgievski dhe Nikolla Gruevski. Ngarkohen për dëmtimin e buxhetit prej 155 milion eurove. Gjithashtu, për shkak të projektit të keq për autostradën Kërçovë- Strugë, qytetarët do të paguajnë edhe 200 milion euro shtesë.

 

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button