Biznesmenët: Masat e ndihmës të zbatohen në mënyrë efektive

Lidhja e Odave Ekonomike ka përgatitur 15 propozim-masa dhe do t’i kërkojë Qeverisë të jenë pjesë e pakos së pestë të masave, si ndihmë ndaj kompanive. Subvencionimi i pagave, kredi të reja pa interes për kompanitë, përpilimi i protokolleve të punës në të gjitha veprimtaritë, ndihmë e njëhershme për sektorët më të goditur, ngrirja e tatimit të fitimit, këto janë kërkesat kryesore të cilat sektori i biznesit pret që do të miratohen. Kryetarja e LOE, Arsovska vlerëson se masat ekonomike deri më tani kanë qenë modeste, megjithëse pushteti e ka dëgjuar zërin e biznesit dhe i ka pranuar kërkesat e tyre, zbatimi ka qenë i dobët.

- Advertisment -

Gjithçka që u kërkua në muajt e kaluar me të vërtetë ishte modeste dhe pakot ishin vërtetë modeste. Vlerësojmë se duhet t’u dilet në ndihmë njerëzve. Tani është koha, sepse numri i tyre është i lartë. Nga kaq shumë kompani efektive në Maqedoni mund të kenë efekte të mëdha negative edhe ndaj të gjithë biznesit dhe ekonomisë – u shpreh Danela Arsovska, Kryetare e Lidhjes së Odave Ekonomike.

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, pret që për grupin e pestë të masave ekonomike, të sigurohen para nga institucionet financiare ndërkombëtare.

Po bëhen përgatitjet për realizimin e një kredie prej 100 milion euro hua nga Banka Evropiane e Investimeve përmes Bankës së Zhvillimit të Kompanive. Po punohet gjithashtu, në Kuvend duhet të kalojë ligji për skemën e garancisë, përmes të cilit do të mund që përmes garancive të sigurohen kredi më të volitshme për ekonominë – deklaroi Fatmir Besimi Ministër i Financave.

Pakot e deritanishme të masave shtetit i kushtuan mbi një miliard euro. Vetëm pakoja e katërt ishte rreth 600 milion euro. Për pakon e pestë, Qeveria njoftoi se ka siguruar 50 milion euro. Ndryshe, biznesmenët deri më tani disa herë janë ankuar se ndihma në sektorin privat është më e ulëta krahasuar me vendet e rajonit.

Ile Petreski

LEXO EDHE:

Back to top button