Kryeministri Zaev pa përgjigje konkrete për kërkesën e ish të dënuarve në mungesë në rastin e Sopotit

Qeveria akoma nuk pranon marrëveshje për dëmshpërblim me ish të dënuarit në mungesë për rastin Sopoti. Kryeministri Zoran Zaev thotë se pret vendimin gjyqësor nëse Sopotasit duan procedurë gjyqësore apo marrëveshje gjyqësore.

Gjithsesi se gjatë procedurës gjyqësore duhet pritet epilogu i cili mund të përfundon me marrëveshje si ajo me grupin e parë. Cilado nga versionet që do të vendoset, shteti obligohet t’i dëmshpërblen qytetarët sepse është procedurë dhe vendim gjyqësor- deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.

Sopotasit tashmë një muaj kanë dorëzuar kërkesë në Qeveri për marrëveshje mes tyre dhe Qeverisë, me intervenim të Avokatit të Shtetit. Qeveria deri tani nuk është prononcuar edhe pse në dokumentin e dorëzuar në organin ekzekutiv potencohet qartë se mbrojtja në rastin Sopoti dhe avokati i shtetit, pajtohen për të ngrirë procedurën gjyqësore me qëllim arritjen e një marrëveshjeje për dëmshpërblim. Arsyetimi i të dëmtuarve për këtë është tej zgjatja e procedurës gjyqësore dhe vendimi negativ i Ministrisë së Drejtësisë e cila ka hedhur poshtë kërkesën për marrëveshje. Në grupin e dytë të Sopotasve përfshihen ish të dënuarit në mungesë: Selman Jahiji, Bashkim Ukshini, Afrim Ukshini dhe Musa Klaiqi të cilët si shpagim për dëmtimin e integritetit personal dhe familjar kërkojnë dëmshpërblim prej 48 milion denarësh.

 

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button