Diskutime në komisione larg syve të opinionit, Micevski: Shmangia e mediave, në dobi të pushtetit

Shumica parlamentare vazhdon të caktojë seancë të Komisioneve për të debatuar me veten, pa prezencën e mediave dhe pa opozitën. VMRO-DPMNE-ja nuk mori pjesë as në seancën e Komisionit për çështje të Rregullores, mandatit dhe imunitetit në të cilin ishte paralajmëruar diskutim për zbatimin e Rregullores. Për shkak të masave të vendosura kundër virusit, seancën nuk mundën ta ndjekin as mediat dhe as në faqen elektronike të Kuvendit nuk pati transmetim direkt. VMRO-DPMNE-ja megjithatë, ka disa vërejtje sa i takon zbatimit të Rregullores të cilat i shpalosi para mediave. Kryesisht, kërkojnë të mos u hiqet mundësia të debatojnë për propozim-ligjet.

- Advertisements -

YouTube video

Ne kërkojmë të respektohet Rregullorja dhe ligjet që ndoshta paraqesin problem për shumicën të mos marrin yll të Bashkimit Evropian që opozita të mund të diskutojë për to. Procedurat e shkurtuara në kohët e fundit është po ashtu një fenomen në Kuvend – u shpreh Nikolla Micevski, koordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së.

Mostransmetimin e debateve në komisionet parlamentare, opozita e konsideron të qëllimshëm.

Qëllimi i pushtetit është i qartë, shmangia e mediave u përshtatet se sa më pak informacione në publik nga mediat e pavarura, aq më mirë për shumicën – tha Nikolla Micevski, koordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së.

Shumica parlamentare, arsyeton jotransmetimin e disa seancave të komisioneve parlamentare me mundësitë e kufizuara teknike.

Bëhet fjalë për mundësi teknike. Ju e dini se kur transmetohet seanca plenare dhe ka transmetim direkt, mundësitë teknike na kufizojnë. Nuk bëhet fjalë për asnjë censurë. Censurë do të nënkuptonte nëse ata nuk do të emitoheshin aspak. Ata transmetohen, vetëm jo në kohë reale – tha Snezhana Kaleska Vançeva, deputete e LSDM-së.

Që nga konstituimi, Kuvendi ka funksionuar me masa kufizuese, që nënkuptojnë edhe kufizimin e qasjes së mediave në punën e tij. Deputetët kanë deklaruar se me uljen e numrit të të infektuarve do të kërkonin nga Komisioni për sëmundje ngjitëse të lehtësojnë edhe masat mbrojtëse në protokollet e Kuvendit. Nga Komisioni për sëmundje ngjitëse thonë se për momentin nuk janë duke e shqyrtuar lehtësimin e masave në Kuvend dhe askush nuk e ka kërkuar atë gjë nga autoritetet shëndetësore.

Fatlume Dervishi

LEXO EDHE:

Back to top button