Ministria e Ekonomisë tashmë ka përgatitur shpalljen për vauçerët për turizëm vendor, ndërsa gjatë kësaj jave do të publikohet, njoftoi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
“Departamenti i Turizmit gjatë ditës do t’ia paraqesë odave të tregtisë shpalljen për të dhënë komentet përfundimtare. Pas çka, për dy deri në tre ditë pritet ta publikojmë”, tha mes tjerash Bekteshi.








