Kevin Durant: Duhet të largohet trajneri Stiv Nesh

Një prej basketbollistëve më të mirë të Bruklin Nets, Kevin Durant aktualisht nuk është i kënaqur me trajnerin Stiv Nesh, andaj i ka dhënë ultimatum drejtuesve të klubit.

Durant ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të zgjedhin në mes tij dhe trajnerit Stiv Nesh, sepse Durant beson se trajneri Nesh dhe menaxheri i përgjithshëm Xhon Marks, janë fajtorë për rezultatet dhe atmosferën e dobët të klubit.

“Trajnerët kanë mbështetjen time. Ne do të marrim një vendim që është më i miri për Bruklin Nets,” tha mes tjerash pronari i klubit , Xho Tsai.

Kujtojmë se Kevin Durantin janë të interesuara disa skuadra, ndër të cilat janë edhe Bostoni, Feniksi dhe Majami.

LEXO EDHE:

Back to top button