KFOR po zhvillon “operacione inxhinierike” në veri të Kosovës për të hequr disa automjete që ende po bllokojnë rrugët atje

KFOR po zhvillon “operacione inxhinierike” në veri të Kosovës për të hequr disa automjete që ende po bllokojnë rrugët atje

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se po zhvillon “operacione inxhinierike” në veri të Kosovës për të hequr disa automjete që ende po bllokojnë rrugët atje.

Për 20 ditë me radhë, në dhjetor të vitit 2022, në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe, u vendosën barrikada në rrugët që qojnë drejt pikave kufitare Kosovë-Serbi. Barrikadat u vendosën në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-polici serb të Kosovës, i cili, sipas autoriteteve të Kosovës, dyshohet për organizimin e një sulmi ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Por, serbët vendosën të heqin barrikadat pasi Dejan Pantiqit iu ndryshua masa e sigurisë nga paraburgim në arrest shtëpiak. Në njoftimin e KFOR-it në Twitter u tha se operacioni për largimin e automjeteve të bllokuara në rrugë po bëhet për të rikthyer lirinë e lëvizjes në atë zonë.

LEXO EDHE:

Back to top button