Kievi pa rrymë dhe ujë, Rusia sulm masiv ajror në Ukrainë
Kievi pa rrymë dhe ujë, Rusia sulm masiv ajror në Ukrainë
Rusia kreu sulme masive ajrore në Ukrainë në orët e para të mëngjesit duke lëshuar raketa dhe dronë. Vëzhguesit në Kiev e përshkruajnë si një nga sulmet më të rënda ajrore në dy vjet e gjysmë luftë. Shpërthime u raportuan në periferi të kryeqytetit dhe në rajonet e Zhitomir, Ternopil dhe Lëviv, sipas aplikacionit zyrtar të alarmit për sulmin ajror. ”Kievi po përjeton probleme me furnizimin me energji elektrike”, raportoi kryebashkiaku Kliçko. Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, ushtria ruse vendosi deri në 11 bombardues me rreze të gjatë veprimi ”Tu-95”, të cilët janë bartës të raketave balistike. Për më tepër, raketat hipersonike ”Kinzhal” thuhet se u lëshuan në Ukrainë. Vendi u sulmua edhe nga Deti i Zi. Informacioni fillestar tregoi se sistemi energjetik i Ukrainës ishte edhe një herë objektivi kryesor i sulmit. Ofruesi i energjisë ”Ukrenergo” vendosi mbyllje emergjente. Ndërkohë president ukrainas Volodimir Zelenski ka theksuar se ushtria ukrainase ka avancuar në ofensivën e saj në rajonin Kursk.
“Ne po përparojmë në rajonin e Kurskut deri në tre kilometra. kemi marrë kontrollin e dy vendbanimeve të tjera. Operacionet aktive janë duke u zhvilluar në një vendbanim tjetër. Kemi diskutuar edhe për rajonin tonë Donjeck, sidomos për veprimet tona mbrojtëse. Vëmendja më e madhe është në Novohrodivka dhe Vodiane, ku sulmet janë më intensive”, deklaroi Volodimir Zelenski, president i Ukrainës./ Alsat.mk







