Kjo është shuma që është paraparë për këtë vit për krizën energjetike

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, në konferencën e sotme ka thënë se për këtë vit që në fillim janë siguruar 130 milionë euro të cilat mund të shfrytëzohen për tejkalimin e krizës, por se nuk do të ketë rritje të tatimeve.

“Nuk do të ketë tatime për krizën energjetike, 100 milionë në vitin 2021 ju dhanë EMV. Në vitin 2022 që tani në janar 10 milionë euro do t’i transferohen EMV-së si kapitalizim. 30 milionë euro do të mund EMV ose ndonjë kompani tjetër t’i shfrytëzoj nga programi për zhvillim të gjelbër”.

“Në mënyrë shtesë 90 milionë euro janë siguruar mjete për masat antikrizë kundër kovidit, përfshirë edhe krizën energjetike. Këto janë gjithsej 130 milionë euro të cilat për momentin janë në buxhetin e vitit 2022”, u shpreh Besimi.

Ministri tha se pret që në gjysmën e dytë të vitit të stabilizohet situata me krizën energjetike dhe të rritjeve të çmimeve.

LEXO EDHE:

Back to top button