Klinikat private shprehen të gatshme të vihen nën administrimin e shtetit

Klinikat private të gatshme të vendosin kapacitetet e tyre nën menaxhimin e Qeverisë. Megjithëse kanë mirëpritu lajmin për t’u vë në shërbim të qytetarëve, nga këto institucione thonë se protokollet e funksionimit janë të paqarta. Nga Qeveria akoma nuk janë njoftuar zyrtarisht, pasi në fuqi nuk ka gjendje krize. Klinika Zhan Mitrev vihet në funksion, por thonë se kapacitetet i ka të mbingarkuara. Zhan Mitrev kërkon shpjegim për mënyrën e funksionimit.

Mbështes iniciativën për vendosjen në dispozicion të kapaciteteve të lira. Që nga fillimi pandemisë kemi shprehur gatishmëri për t’i dhënë 40 shtretër për kujdes intensiv. Punojmë me kapacitet të plotë, por personeli jonë është i lodhur, ndërsa një pjesë e tyre janë në izolim. Për momentin 80 shtretër janë të zënë dhe në radhë kemi edhe 30 pacientë që presin të shtrihen. Ashtu siç lirohen në baza ditore, ashtu plotësohen – njoftojnë nga Klinika, Zhan Mitrev.

Spitali Acibadem Sistina pret njoftimin e Qeverisë. Të kontaktuar nga Alsat, nga ky institucion thonë se për momentin nuk kanë qëndrim për veprimet e tyre, pasi nuk dihet akoma asgjë në mënyrë definitive. Që nga fillimi i pandemisë, klinikat private janë përfshirë në luftën kudër pandemisë por me çmime autentike. Klinikat kanë zbatuar çmime më të larta për testet PCR, analizat laboratorike dhe trajtimin. Në disa klinika çmimi për test PCR ka lëvizur nga 3 mijë deri në 6 mijë denarë, ndërsa me urgjencë është paguar dyfishi i shumës, përkatësisht deri në 12 mijë denarë. Shtrimi në spital pacientëve i ka kushtuar afro 9.000 denarë për një ditë, duke u përfshi kurimi bazik. Çdo intervenim tjetër ka kapur vlera në dhjetarë mijëra euro, ndërsa praktikat dëshmojnë se për kurimin e një pacienti të infektuar me Kovid-19 familjet kanë paguar deri në 25 mijë euro për tretman. Ne Maqedoni të Veriut funksionojnë dhjetëra klinika private, ndërsa Ministria e Shëndetësisë duhet të kategorizon cila prej tyre plotëson kushtet për t’u vendos në dispozicion të Qeverisë dhe shëndetit publik gjatë gjendjes së krizës.

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button