Klop shpjegon se përse Liverpulli nuk ishte aktiv në merkato

Largimi i Lionel Mesit nga Barcelona dhe Kristiano Ronaldos nga Juventusi, janë lëvizjët më të mëdha të merkatos verore. Deri sa klubet ishin aktive në merkaton verore, skuadra e Liverpullit nuk harxhoi shumë të holla në këtë drejtim, ndërsa tifozët mbeten në pritje të një emri të madh të futbollit. Mirëpo trajneri gjerman, Jyrgen Klop, e shpjegoi ndryshe këtë situatë me skuadrën angleze.

“Të gjithë nuk shikojnë në formacionin e përgjithshëm të sezonit të kaluar ku kishim një numër të madh të futbollistëve të lënduar. Të gjithë ata janë të shëruar dhe tani kemi 25 futbollist të gatshëm që të përgjigjen në kërkesat e mia, në stërvitje dhe ndeshjet.

Disa futbollist i kthyem në klub, pasi ishin të huazuar në klube të tjera, që u tregua si një hap i madh. Konate-n, e kishin kontraktuar që më parë dhe nuk kishim nevojë që të bëjmë blerje të reja, pasi që ekipi mjekësor ka kryer për mrrekulli detyrën e tij,” tha mes tjerash Klop.

Në mediat angleze kishte informata se njerëzit e parë të Liverpullit, një pjesë të të hollave i kishin drejtuar për bejzbollin amerikan, andaj trajner Klop duhet të pret një kohë tjetër për blerjet e reja.

LEXO EDHE:

Back to top button