Klubi londinez gati ofertën për yllin e Interit, pyetet edhe Reali

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, Arsenali ka shënjestruar Ashraf Hakimin për sezonin e ardhshëm. Ylli i Interit do të ishte zëvendësimi i caktuar për Belerin, i cili do të largohet nga “Topçinjtë” në fund të sezonit dhe do të ishte i gatshëm të përgatisë një ofertë nga Londra. Pritet përgjigjia e Interit, i cili pagoi 40 milion euro dhe tani, sipas portalit të gazetës spanjolle, do të kërkonte 50 mln euro.

 

 

Dhe këtu është edhe Real Madrid. Nëse Hakimi do të dilte në shitje, atëherë “galaktikët” do të informoheshin menjëherë mbi ofertën zyrtare në tavolinë për marokenin dhe mund ta barazonin në çdo rast. Kështu u vendos klauzola e kontratës gjatë shitjes një vit më parë.

LEXO EDHE:

Back to top button