Videoja e sikletshme: Justin Bieber i kërkon Hailey-t të mos e prekë me dorë

Shumicën e kohës, Justin dhe bashkëshortja e tij Hailey janë një ndër çiftet më të lezetshëm në rrjete sociale, le të themi ‘couple goals’. Shumë të afërt, shumë të ëmbël me njëri-tjetrin por sigurisht që edhe ata kanë momentet e tyre të këqija, si çdo çift tjetër.

Për faktin që janë të famshëm, këto probleme ndonjëherë nuk fshihen dot nga publiku, siçi ishte edhe rasti i fundit që po bën xhiron e rrjetit. Teksa shihnin një ndeshje së bashku, Hailey ledhatonte bashkëshortin në shpatulla, mirëpo ky i fundit i bezdisur i kërkon ta lërë rehat.

Kjo vërehet menjëherë në veprimin e modeles, e cila largon duart nga partneri, i zhduket buzëqeshja në fytyrë dhe largohet për t’u mbështetur pas. Kjo video po bën xhiron e rrjeteve sociale. Së fundmi, çifti ka bërë tatuazhe “matchy-matchy” me emojin e pjeshkës, dedikuar këngës “Peaches” nga albumi i fundit “Justice” i Bieber.

Për t’i treguar sa shumë e do dhe që është e gatshme të bëjë çdo çmenduri për të, edhe Hailey ja bërë të njëjtin tatuazh në krahun e saj. Edhe pse ndjekësit e tij e komplimentuan për tatuazhin e ri, komenti i nënës së këngëtarit ishte epik dhe tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

“A nuk ke mjaftueshëm?”, ka shkruar nëna e artistit shoqëruar me një emoji të mërzitur.

Pak para se të bënte këtë tatuazh, Justin u shpreh në një intervistë se nuk do të bënte më tatuazhe në duart e tij.

“I premtova vetes se nuk do të bëja më tatuazhe në duart e mia, kështu që mendoj se nuk do të bëj më tatuazhe në duar”, u shpreh këngëtari.

Edhe gjatë vitit që lamë pas ai tha se kishte mbaruar punë me tatuazhet në qafë dhe se nuk do të bënte më. Këngëtari tregoi se kjo ishte një kërkesë e Hailey Bieber, por siç duket këngëtari nuk e ka mbajtur fjalën dhe nuk ja plotësoi dëshirën. Madje, as Hailey vetë s’e mbajti fjalën e saj.

LEXO EDHE:

Back to top button