Në Koçan gjendet trupi i pajetë i një gruaje

Një trup i pajetë i një gruaje në gjendje dekompozimi u gjet sot në fshatin Zërnovci në afërsi të Koçanit. Rasti u raportua në polici mëngjesin e sotëm ndërsa lidhur me rastin nga prokuroria thonë se “një prokuror publik nga Prokuroria e Koçanit po inspekton vendin ku është gjetur trupi i një gruaje të ndjerë për çka është urdhëruar edhe autopsia”. Trupi i pajetë i gruas nuk është identifikuar akoma ndërsa gjithashtu nuk janë përcaktuar as shkaqet e vdekjes./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button