Kodra e Diellit po përgatitet për nisjen e sezonit turistik

“Edhe pse jemi ende në tetor, që nga dita e djeshme këtu në Kodrën e Diellit, kanë filluar të reshurat e borës, dhe siç e shihni po vazhdojnë. Pra do të kemi sezon të mirë turistik këtu në pikën turistike Kodra e Diellit. Por, sa institucionet janë të përgatitura për këtë sezon turistik dhe çfarë investimesh janë bërë deri më tani dhe çka pritet të bëhet, që të kemi një vit të suksesshëm sa i përket turizmit këtu në Kodrën e Diellit”.

Në Kodrën e Diellit mbetet problematike mungesa e vendeve të parkimit, ndërsa përkundër premtimeve akoma s’ka zgjidhje për infrastrukturën e dëmtuar.

Realisht çështja e parkimit është një problematikë e kahershme dhe kërkon zgjidhje afatgjate. U munduam sezonin e shkuar të gjejmë një zgjidhje me atë që e bëmë njëkahshe rrugën e vikend vilave. Të paktën dy autobusë do qarkullojnë në linjë të rregullt komunikimi nga Tetova në Kodrën e Diellit, normal kjo do duhet më shumë ditëve të vikendit që të mos ketë revoltë dhe grumbullime që të mbyllet komunikacioni – tha Adem Avziu, Drejtor i Elem Turs.

Gastronomët thonë se janë gati për sezonin turistik, por kërkojnë pastrimin e rregullt të rrugëve.

Sa iu përket kapaciteteve tona si gastronomi, ne jemi të përgatitur si gjithnjë dhe çdo vit bëjmë investime kapitale. Unë do kisha apeluar kompetentët, që rrugët të jenë gjithnjë të pastruara – deklaroi Besnik Beqiri. Menaxher i hotelit.

Sektori civil vazhdimisht ka kritikuar neglizhencën e autoriteteve ndaj Kodrës së Diellit. Sipas OJQ-ve ndërtimet pa leje, mungesa e parkingjeve dhe mungesa e infrastrukturës i largon turistët.

Bashkim Sulejmani

LEXO EDHE:

Back to top button