Komandant Cali dënohet me 26 vjet burgim, reagon Mehaj: Specialja është gjykatë e padrejtë

Komandant Cali dënohet me 26 vjet burgim, reagon Mehaj: Specialja është gjykatë e padrejtë

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, u dënua nga Gjykata Speciale, me seli në Hagë, me 26 vjet burgim për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë.

“Trupi gjykues ju dënon me vendim të njësuar më 26 vjet burgim në të cilën llogaritet koha e kaluar në paraburgim”, tha Mappie Veldt Foglia, kryetare e trupit gjykues, Dhomat e Specializuara në Hagë.
Salih Mustafa, i njohur si “komandant Cali”, ka qenë komandant i njësitit gueril BIA, njësit brenda Zonës Operative të Llapit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Krye-gjykatësja Veldt-Foglia, ka thënë para shpalljes së vendimit se ka mendime të gabuara se akuzat janë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe popullit të Kosovës. “Në asnjë moment nuk është gjykuar UÇK-ja”. Ajo ka thënë se viktimat që kanë marrë pjesë në procesin gjyqësor kundër Mustafës janë të frikësuar për veten dhe familjarët e tyre, dhe ende janë të traumatizuar për gjërat që kanë përjetuar.

Ministri i Mbrojtjes, i Kosovës Armend Mehaj, ishte i pari që reagoi për këtë dënim duke thënë Specialja është gjykatë e padrejtë ndërsa Ushtria Çlirimtare e Kosovës mbrojti popullin dhe truallin e vetë.

“Është e fabrikuar nga Serbia dhe miqtë e tyre. Besoj në drejtësi dhe do të merren hapa të duhur edhe për mbështetje nga qeveria dhe partnerët e tjerë”, tha Armend Mehaj, Ministër i Mbrojtjes.

Vetë Mustafa është deklaruar i pafajshëm për këto krime. Madje gjatë një seance gjykimi, ai e ka konsideruar gjykatën si “zyrë të Gestapos”, policisë sekrete në kohën e Gjermanisë naziste. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button