Komisionerja e re për Zgjerim në një intervistë për Alsat: Nga Maqedonia e Veriut pres ndryshimet Kushtetuese

Komisionerja e re për Zgjerim në një intervistë për Alsat: Nga Maqedonia e Veriut pres ndryshimet Kushtetuese

Pas miratimit të përbërjes së re të Komisionit Europian, komisionerja e re për Zgjerim, Marta Kos tha se nga Maqedonia e Veriut pret ndryshimet kushtetuese me qëllim që pastaj të përshpejtohet procesi integrues i vendit, shkruan Alsat.

Kos tha se ajo nuk është përgjegjëse për të dhënë garanci për bllokada të reja. E pyetur nëse viti 2030 është real për hyrjen e Ballkanit Perëndimor në BE, ajo tha se emërimi i saj do të jetë pozitiv për rajonin.

Këto janë detajet që na i sjellë kolegu Nazim Rashidi, në një intervistë me Kos:

“Ne presim nga Maqedonia e Veriut ta ndryshojë Kushtetutën sepse kjo është ajo që presim, as më pak e as më shumë. Jam e sigurt se kjo mund të bëhet dhe procesi të ecë përpara shpejtë. A jepni garanci se pas kësaj nuk do të ketë bllokada të reja nga Bullgaria? Nuk jam unë ajo që mund të japë garanci të tilla”, tha Marta Kos, Komisionere e zgjerimit e KE-së.

“Të bisedoj me ta, të bisedoj sa më shumë që është e mundur. Të bisedoj me ju në Maqedoninë e Veriut dhe në Bullgari. Ne duhet të tregojmë se varet nga ne se si do t’i zgjidhim çështjet bilaterale. Pa këtë dhe sigurisht duke ndjekur vlerat evropiane, nuk do të mund të bëjmë çfarë është më e mira për Bashkimin Evropian dhe çfarë është më e mirë për Maqedoninë e Veriut”, u shpreh ajo./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button