Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime në seancën e radhës do të propozojë anëtarët e Këshillit të Agjencisë së Medias
Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime në seancën e radhës do të propozojë anëtarët e Këshillit të Agjencisë së Medias
Komisioni parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime në seancën e radhës do të propozojë dhe votojë anëtarët e Këshillit të Agjencisë së Medias. Kryetari i komisionit Gjorgjija Sajkoski, njoftoi se komisioni vetëm i ka prezantuar dhe ka debatuar për kandidatët ndërsa në seancën e radhës do të votohen. Në seancën e kaluar biografinë e tyre e prezantuan 22 nga 24 kandidatë të cilët i plotësonin kushtet, pasi kandidatët Mile Boshnjakovski dhe Viktor Grozdanov u tërhoqën nga kandidimi. /Alsat.mk