Komisioni shqyrton Ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse
Filloi shqyrtimi i propozim/ndryshimeve në Ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse në Komisionin për shëndetësi në Kuvend.
Janë dorëzuar 5 amendamente nga pushteti për të cilat opozita kërkon sqarim. Sipas VMRO-DPMNE-së, deri tani opozita është fajësuar se pengon miratimin e ligjit kurse tani vetë zgjat procedurën me amendamente në Komision, kur ndryshimet mund t’i kishin bërë që dje para miratimit të nevojës.
Deputetët e pushtetit thonë se dorëzimin e amendamenteve është e drejtë e tyre. Debati në Komision vazhdon.