Komiteti i Helsinkit: Personat me nevoja të posaçme janë përballur me vështirësi të shumta gjatë pandemisë

Personat me nevoja të posaçme janë përballur me vështirësi të shumta gjatë pandemisë posaçërisht në sektorin e shëndetësisë dhe arsimit. Ndjekja e mësimit online për ta ka qenë e pa përshtatshme ndërkaq pengesa të mëdha kanë hasur kur kanë pasur nevojë për shërbime të ndryshme mjekësore. Kufizimi i socializimit gjatë pandemisë ka rënduar dukshëm gjendjen e tyre. Analiza e bërë nga Komiteti i Helsinkit ka treguar se pandemia ka theksuar edhe më shumë se sa e margjinalizuar është kjo kategori e qytetarëve. Sektori civil kërkon që shteti të respektojë detyrimet që dalin nga Konventa për të drejtat e personave me nevoja të posaçme.

- Advertisements -

YouTube video

Përqindje e lartë e të anketuarve, madje 68,5% janë përballur me ndonjë vështirësi në procesin arsimor posaçërisht në pjesën e mësimit online e cila në masë të madhe ishte e papërshtatshme për personat me aftësi të posaçme. 2:04 Kur flasim për shëndetësinë, 45,5% e të anketuarve janë përballur me kufizime gjatë marrjes së shërbimeve shëndetësore ndërsa problemet më të shpeshta kanë qenë gjatë marrjes së shërbimeve nga specialistët apo mjekët amë. Sistemi shëndetësor u vendos në shërbim të përballjes me pandeminë dhe të gjitha shërbimet e tjera u shtynë për periudha të ndryshme -tha Natasha Petkovska, Komiteti i Helsinkut.

Ministrja e Punës Sociale Jagoda Shahpaska, tha se pavarësisht kritikave të sektorit civil, Qeveria ka bërë përpjekje që këta persona të mos jenë të lënë pas dore.

Pas procesit të mbylljes së qendrave ditore të personave me aftësi të posaçme, Qeveria mori masa të cilat I adresonin qasjen dhe të drejtat deri te shërbimet dhe të drejtat financiare të cilat iu takojnë këtyre personave ligjërisht. Dispozita e cila parashihte që të gjithë personat të cilët shfrytëzojnë ndihmë shtesë nga tjetër person, të munden vetëm përmes një kërkese të rinovuar, pa udhëzim të ri mjekësor ta marrin këtë ndihmë – deklaroi Jagoda Shahpaska, Ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Analiza është bërë gjatë periudhës kur vala e tretë e virusit ka qenë në pikun e saj. Si pasojë, anketimet janë bërë online dhe përmes telefonit. Nga 10 institucionet shtetërore vetëm njëra e është përgjigjur pyetësorit. Pjesë e analizës kanë qenë edhe 8 organizata të cilat merren me të drejtat e kësaj kategorie të qytetarëve si dhe 218 persona me aftësi të posaçme ose persona të cilët kujdesen për to.

Vjollca Haliti

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button