Zaevi viziton Sofjen, takon krerët shtetëror

Delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev në Sofje udhëtoi me propozim konkret për zgjidhjen e kontestit mes dy vendeve. Ai takoi liderët e partive politike dhe kryeministrin Stefan Janev. Çështjet bilaterale, tha Zaev, duhet të zgjidhen në mënyrë bilaterale.

Me kryeministrin Janev biseduam për thelbin dhe strukturën e zgjidhjes së mundshme të problemit mes udhëzuesit, përmes hartës rrugore, përmes bashkëpunimit sektorial në të gjitha sferat e mundshme, me afate konkrete, me institucione konkrete përgjegjëse si dhe intensifikimin e punës së komisionit historik dhe arsimor por sigurisht ne nga ana jonë e komentuam edhe propozimin portugal. Është puna jonë të bisedojmë për çështjet bilaterale të cilat nuk janë të pamundura të zgjidhen. Sipas meje, kemi bërë një hap përpara edhe ngaqë jemi ulur bashkë dhe punojmë bashkë.”-deklaroi  Zoran Zaev.

Kryeministri bullgar tha se mundësitë për zgjidhje janë të hapura. Ai tha se do ta shqyrtojë seriozisht propozimin e Shkupit pa dhënë detaje për përmbajtjen. Bullgaria, tha Janev, mbështet perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut.

 Konstatuam se për momentin kemi dritare mundësish të punojmë për zgjidhjen e çështjeve për zbatimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë të vitit 2017. Tani e kemi prioritet të krijojmë atmosferë besimi, miqësie dhe dialogu e cila do t’u ndihmojë ekspertëve dhe politikanëve të gjejnë zgjidhje. Në kuadër të këtij dialogu, duhet fillimisht t’i zgjidhim problemet ndërmjet nesh, që të mos krijohen probleme në familjen evropiane.”- pohoi Stefan Janev, kryeministër i Bullgarisë.

 Ish kryeministri bullgar Bojko Borisov gjatë takimit me Zaevin deklaroi se përpjekjet e kësaj vizite do të jenë të kota. Megjithatë, ai beson se marrëveshje duhet të ketë.

 Unë jam i bindur, sepse i njoh njerëzit me të cilët do të takoheni sot, veçanërisht Radevin, se do t’u thonë se pa parlament nuk munden të bëjnë asgjë. Ai përsëri do ta pranojë përgjegjësinë parlamentit si edhe më parë. Qeveria aktuale teknike i ka të gjitha të drejtat dhe mund të negociojë me ju. Marrëveshje të re, nëse e jona nuk u pëlqen. Por, do të ikin nga përgjegjësia, siç bëjnë gjithmonë. Njëkohësisht i gënjejnë partnerët euroatlantik se janë për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE.”- tha Bojko Borisov, ish kryeministër

 Zaev takoi edhe Presidentin bullgar Rumen Radev me të cilin u takua edhe ditë më parë.

Fatlume Dervishi

LEXO EDHE:

Back to top button