Kompania Alkaloid, 175 punësime të reja

Kompania Alkaloid ka shënuar rritje të fitimit për 9% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Sipas bilancit të suksesit, në periudhën janar-shtator të vitit 2020, shitjet arrijnë 6 miliard e 900 milion e 199 mijë e 436 denarë. Në periudhën janar-shtator të vitit 2020 në “Alkaloid” janë realizuar 175 punësime të reja. Deri në fund të shtatorit të vitit 2020 në “Alkaloid” në vend punojnë 1.822 vetë, derisa në shoqatat dhe përfaqësitë jashtë vendit ka gjithsej 532 të punësuar apo gjithsej 2.358 të punësuar në grupacion. Me vendim të Këshillit Drejtues të Alkaloidit SHA Shkup, në mars të vitit 2020 është miratuar dhe paguar regres për shfrytëzim të pushimit vjetor për të punësuarit në kompani, në lartësi prej  29.687 denarë bruto, përkatësisht 26.718 denarë neto.

 

LEXO EDHE:

Back to top button