Nga 10 nëntori mund të udhëtohet drejt Serbisë pa test PCR

Nga 10 nëntori shtetasit e Maqedonisë së Veriut mund të udhëtojnë drejt Serbisë pa pasur nevojë për test negativ PCR. Paralajmërimi erdhi nga kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq gjatë video konferencës së sotme me kryeministrin Zoran Zaev dhe atë të Shqipërisë, Edi Rama. Vuçiq tha se në ditët në vijim ministrat e shëndetësisë do të përpilojnë marrëveshje se si të ndihmojnë njëri-tjetrin, si të pranojnë pacientë nga Shkupi dhe Tirana, por gjithashtu si të pranojnë qytetarët serbë që jetojnë në territorin e Maqedonisë dhe atë të Shqipërisë dhe si do të  rregullohet pjesa e kostos.

- Advertisment -

LEXO EDHE:

Back to top button