Kompania DM-drogerie markt sjell edhe një aksion tjetër me të cilin synon shtimin e gjelbërimit, si dhe rritjen e vetëdijes dhe të kujdesit ndaj ambientit. Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës si dhe Shoqërinë ekologjike maqedonase, DM hap thirrjen për të gjitha shkollat dhe çerdhet, të cilat duan të rregullojnë me dru dhe gjelbërim oborret e tyre. Për këtë DM ka ndarë afër 1.5 milion denarë për këtë vit. Gjithashtu do të organizohen punëtori, në të cilat fëmijët dhe nxënësit do të mësojnë më shumë për gjelbërimin, kujdesin për natyrën dhe shprehitë ekologjike.
“Mirëmbajtja dhe kujdesi për hapësirën jetësore është përcaktim strategjik në punën e DM-së si kompani. Që në 2022 nisëm me projektin “Pyllëzojmë bashkë për një të nesërme më të gjelbër” përmes të cilit kemi mbjell më shumë se 100 mijë fidanë në të gjithë territorin. Sot me krenari njoftojmë se vazhdojmë me misionin tonë të gjelbër. Këtë herë, Eko-avantura vazhdon me gjelbërimin e oborreve shkollore në të gjithë vendin. Nga sot e hapim konkursin “E ardhme e gjelbër, nga çerdhja te shkolla” në të cilin mund të paraqiten të gjithë çerdhet publike, shkollat fillore dhe të mesme për rregullim hоrtikulturor dhe gjelbërimin e oborreve të tyre”, thonë nga DM .








