Kompanitë energjetike i dorëzojnë shpenzimet në Rregullator

Kompanitë energjetike i dorëzojnë shpenzimet në Rregullator

Gazetar: Ile Petrevski

Nesër është afati i fundit për dorëzimin e përllogaritjeve të kostos së kompanive energjetike, që ndikojnë në çmimin përfundimtar të amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël. Sipas informacioneve të Alsat, disa nga kompanitë energjetike janë duke bërë përllogaritjet përfundimtare për çmimin e energjisë elektrike, e disa tashmë kanë dorëzuar dokumentacionin në Komisionin Rregullator Energjetik, ku vendoset se cila kompani sa do të marrë nga ku. Nga MEPSO thonë se ende janë duke bërë llogaritë dhe afati për dorëzimin është nesër, dhe thonë se do ta respektojnë atë.

“Ende janë duke u bërë llogaritjet, nesër do t’i dorëzojmë në KRRE”, thonë nga MEPSO.

Nga EVN na njoftuan shkurt se e kanë kryer obligimin dhe tani presin që rregullatori ta thotë fjalën e fundit.

“EVN Home dhe Elektrodistribucioni kanë përmbushur obligimin ligjor dhe kanë dorëzuar shpenzimet në Komisionin Rregullator Energjetik”, thonë nga EVN Home.

Rregullatori është i vendosur se nuk do të marrë parasysh kostot joproduktive të kompanive, që eventualisht do të përfshiheshin në kostot me të cilat llogaritet çmimi përfundimtar i energjisë elektrike. Në tenderin e EVN Home, EMV-ja shtetërore ka ofruar çmimin e energjisë elektrike prej 56 euro për periudhën janar – qershor 2023. Në thirrjen publike ajo ishte e vetmja ofertë që ka mbërritur për furnizimin e Furnizuesit Universal, për amvisëri dhe kompanitë e vogla.

Ky çmim është 16 për qind më i lartë se çmimi aktual prej 48 euro për megavat orë energji elektrike, që EMV ia shet kompanisë private energjetike.

Sipas autoriteteve, kostoja e prodhimit të një megavat ore është 73 euro.

Afati i fundit për publikimin e çmimit është data 31 dhjetor./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button