Kriza energjetike, shumë persona kanë ndërpre prodhimet e tyre

Kriza energjetike, shumë persona kanë ndërpre prodhimet e tyre

Gazetar: Miki Trajkovski

Shumë nga prodhuesit vendorë të ushqimit në rajonin e Ohrit kanë ndërprerë prodhimin e tyre, për shkak të krizës energjetike dhe ekonomike. Nga viti në vit furnizimi me mish, qumësht dhe perime po zvogëlohet, thonë furnizuesit e ushqimit.

“Për pak vite nuk do të kemi nga kush të blejmë domate dhe speca. Nuk do të ketë djathë. Vitin e fundit problem i madh është se nuk ka djathë deleje. Nuk është se çmimi është i lartë, por nuk ka prej ku të merret. Kjo është përgjithësisht për shkak të situatës në vend. Të rinjtë po largohen. Kanë mbetur gjithnjë e më pak njerëz për të prodhuar. Duke filluar nga perimet, qumështi dhe produktet e qumështit, të cilat janë baza që ne të funksionojmë”, deklaroi Nasto Bogoeski- pronar restoranti.

“Subvencionet nuk ndihmojnë, duhet të ketë njerëz dhe punëtorë dhe kur nuk ka njerëz dhe punëtorë, gjithçka merr fund”, tha Grigor Kosteski- prodhues i djathit të dhisë.

Ekspertët besojnë se nevojiten masa urgjente për ta shpëtuar atë që mund të shpëtohet.

“Ky është momenti i fundit kur duhet të ulemi dhe të diskutojmë këtë temë së bashku. Shumë njerëz i kanë mbyllur bizneset e tyre. Nuk kemi prodhues djathi, nuk kemi prodhues të qumështit. Janë dy apo tre dhe mendoj se prodhimi i djathit do të shuhet dhe më pas do të blejmë djathë që nuk është djathë, që nuk ka proteina dhe yndyrë shtazore. Dhe kështu do të përballemi me situatë të rëndë”, deklaroi Angella Paskual-profesore në Fakultetin e turizmit.

Veprimtaria “Bli produkte lokale”, që u zhvillua sot në Ohër, kishte për qëllim të mbledhë në një vend prodhuesit vendor të ushqimit, prej të cilëve kanë mbetur vetëm rreth gjashtëdhjetë në rajon, gastronom dhe sektorin e biznesit për t’i ndihmuar në këto kohë të vështira. Përndryshe Maqedonia për momentin importon rreth 70% të nevojave ushqimore. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button