Ky është fati i Zvicrës pas fitores ndaj Turqisë

Me dy ndeshjet që u zhvilluan të dielën, Italia – Uellsi dhe Zvicra – Turqia është mbyllur edhe rrethi i tretë dhe i fundit i ndeshjeve të Grupit A. Zvicra e mposhti Turqinë me rezultat 3-1 dhe në këtë ndeshje shkëlqeu Xherdan Shaqiri i cili realizoi dy gola, kurse golin tjetër e realizoi Seferovic.

Mirëpo, përkundër kësaj fitoreje, Kombëtarja e Zvicrës nuk e ka siguruar kualifikimin direkt nga ky grup pasi që pozicionohet në vendin e tretë më katër pikë të mbledhura pas tri ndeshjeve.

Nga ana tjetër, lideri i pakontestueshëm i këtij grupit, Italia e ka mposhtur Uellsin me rezultat minimal 1-0 me golin e vetëm të realizuar nga Pessina në minutën e 39’.

Zvicra do të jetë pjesë e grupit të kombëtareve që janë pozicionuar në vendet e treta nga grupet përkatëse dhe do ta pres kualifikimin nga atje ku duhet plotësuar kushtin për të qenë më e mira me golaverazh dhe bilanc me kombëtaret tjera.

LEXO EDHE:

Back to top button