Komshiq: SHBA s’pranon ndryshimin e kufijve

Ndryshimi i kufijve nuk do të jetë i pranueshëm për Shtetet e Bashkuara, tha anëtari i presidencës trepalëshe të Bosnjë- Hercegovinës, Zhelko Komshiq, pas takimit me Zëvendës ndihmës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. “Vlerësimi i Escobar është që gjithçka që po ndodhë në Bosnjë është një krizë artificiale dhe nuk ka asnjë bazë reale. Shtetet e Bashkuara mbështesin anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian sa më shpejtë që të jetë e mundur”, tha Komshiq. Ai shtoi se në takim nuk është diskutuar për sanksione të mundshme ndaj politikanëve të caktuar në Bosnjë, por bisedimet janë përqendruar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit. Millorad Dodik, anëtar i Presidencës së Bosnjës, ka kërcënuar së fundmi me largim të Republikës Sërpska nga institucionet kombëtare, siç është autoriteti i taksave, agjencia për ilaçe dhe nga ushtria.

LEXO EDHE:

Back to top button