Komuna e Shutkës, vetëm me një gjinekolog

Komuna e Shutkës, vetëm me një gjinekolog

Gazetare: Ajnur Bafqari

Ordinanca gjinekologjike në Shuto Orizare për të gjashtin muaj me rradhë vazhdon të mbajë dyert e hapura për pacientet. Problemit me mungesën e gjinekologëve amë në këtë komunë se po i vjen fundi.
Gjinekologu, Llambe Kërsteski, mbetet në qëndrimin se do t’u shërbejë banorëve të kësaj komune deri në pensionimin e tij, thotë se kjo ordinancë ka një simbolikë shpirtërore për të.

“Motivimi im për hapjen e ambulancës këtu ishte fakti se gjinekologët largohen nga kjo komunë dhe doja të jap kontribut kryesisht ndaj bashkësisë rome, por edhe të gjithë banorëve që gravitojnë në komunën Shuto Orizare, që të kenë qasje tek gjinekologu amë. 03:08 Akoma jam në qëndrimin se kjo ambulancë do të funksionojë deri në pensionimin tim, pasi siç thash kjo ambulancë është hapur për nder të nënës time të ndjerë dhe kuptohet edhe në nder të bashkëshortes time, prandaj është emëruar B dhe M, nëna ime më ka dhënë mua jetë, ndërsa gruaja ime më ka dhuruar dy djem, kështuqë e ka këtë simbolikë shpirtërore”, u shpreh Llambe Krsteski, gjinekolog.

Por kjo ordinancë gjinekologjike po përballet me numër të ulët të pacienteve, vetëm rreth 1000 nga gjithësej 8000 gra të kësaj komune, kryejnë kontrolle në këtë ordinancë.

06:18 “Për momentin për gjashtë muaj ne kemi rreth 1000 pacientë, kjo ndodh pasi tek pacientet ka mosbesim pasi ambulancat hapen dhe mbyllen dhe më pas kanë problem me regjistrimet në gjinekologë tjerë amë. Por shpresoj se me kalimin e kohës dhe viteve do të regjistrohet numër më i madh i pacienteve, pasi megjithatë që një ambulancë private të qëndrojë duhet të ketë më shumë pacientë”, shtoi Llambe Krsteski, gjinekolog.

Disa nga qytetarët e Shuto Orizares thonë se është pozitive që ka përmirësim të kushteve për banorët e Shuto Orizares, por disa prej atyre që anketuam nuk i shfrytëzojnë shërbimet e kësaj ordinance.

“Po është mirë, normal që është mirë, edhe ne të kemi përmirësime këtu në Shuto Orizare”, tha një qytetare.

“Nuk e kam idenë.
-Përse?
-Nuk jam interesuar..
-Nuk keni hapur karton?
-Jo, momentalisht nuk kam nevojë.”

“Nuk e di, unë nuk jam paciente e kësaj ordinance gjinekologjike, kështuqë nuk e di”, u shpreh një qytetare.

Gjinekologu Kërsteski u bën thirrje qytetareve që të hapin kartonin dhe të realizojnë të drejtën për zgjedhje të gjinekologut amë. Ai njofton se kanë marrëveshje me fondin e sigurimit shëndetësor dhe kontrollet janë falas. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button