Komuna e Tetovës bashkë me Saubermacher në aksion për pastrimin e mbeturinave në Brodec të Tetovës

Gazetar:Bashkim Sulejmani

Komuna e Tetovës bashkë me Saubermacher dhe Parkun kombëtar, si dhe një pjesë e ushtarëve të ARM-së, kanë bërë sot pastrimin e rrugës dhe shtratit të lumit nw fshatin Brodec. Ky aksion u zhvillua nën organizimin e “Pastrim gjeneral i fundjavës”, ndërsa do të zgjas tri ditë.

“Edhe nga vetë pamjet në terren u konstatua se ka nevojë për një intervenim më serioz dhe për veprime në drejtim që edhe kjo zonë dalë ngadalë të rikthej bukurinë që ka falur perëndia, që banorët të mundet mbetjet dhe materialet inerte ti menaxhojnë dhe hedhin ku duhet dhe jo aty ku ndotet ambienti”, u shpreh Bilall Kasami, Kryetar i komunës së Tetovës.

“Me këtë duam të japim një shembull konkret se si mund çdokush të kontribuoj sepse parafolësit e thanë por po e përsëris se mbeturinat dhe natyra nuk janë përgjegjësi institucionale por është përgjegjësi e të gjithëve”, deklaroi Arsim Fidani, përfaqësues i kompanisë Saubermacher.

Ekipeve të pastrimit iu bashku edhe zëvendës ambasadori i Austrisë në vendin tonë, Mathias Humenbeger.

“Falenderoj Saubermacher që po kryen menaxhimin e mbetjeve në Tetovë,  tanimë tre vite dhe kjo është një shembull i mirë jo vetëm si investim ekonomik por edhe si ndihmë për qytetin dhe shtetin në tërësi. Austria është një mbështetës i madh i Maqedonisë së Veriut jo vetëm në nivel kombëtar, si në nivelin politik e ekonomik por edhe në rrugën drejt agjendës evropiane” , tha Mathias Humenberger. Zv ambasador i Austrisë.

Kompania që menaxhon mbetjet në Tetovë Saubermacher, do furnizojë këtë pjesë edhe me disa kontejnerë me qëllim që banorët mos të hedhin mbetjet në lum apo në natyrë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button