Komunat së shpejti do t’i marrin paratë ‘hungareze’ për realizimin e projekteve

Komunat së shpejti do t'i marrin paratë 'hungareze' për realizimin e projekteve

Gazetar: Miki Trajkovski

Komunat së shpejti do t’i marrin paratë për realizimin e projekteve që i kanë dorëzuar në Qeveri, të cilat duhet të financohen përmes kredisë hungareze, në vlerë prej 500 milionë euro, shkruan Alsat.

Pasi të përfundojë procesi i vlerësimit do të mësohet nëse do të ketë para për të gjitha projektet.

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale ka pranuar 350 projekte nga 80 komuna.

“Në çdo moment presim që të vijnë vendimet e tyre të propozuara që të miratohen në seancën e Qeverisë. Kur të përfundojë procesi i vlerësimit, atëherë do t’i vendosim në seancën e ardhshme të Qeverisë, edhe nëse përfundojnë para të martës, mund të thërrasim edhe një seancë të jashtëzakonshme për të mos humbur ditë”, tha Zllatko Perinski, ministër i Vetëqeverisjes Lokale./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button