Lokaliteti i njohur si “Garnizon” në Kumanovë është harruar nga autoritetet komunale.
Fotografitë që kanë arritur në redaksinë e Alsat, dëshmojnë për një papastërti të madhe e cila po rrezikon jetën e njerëzve dhe afaristëve në atë qendër tregtare.
Dyqanet që funksionojnë në këtë lokacion janë ankuar për erën që kundërmon dhe infeksionet e mundshme që mund të i shfaq.

Sipas tyre, Komuna e Kumanovës është njoftuar disa herë për këtë problem por asnjëherë nuk janë ndërmarrë masa.
Afaristët shtojnë se së fundi ka filluar edhe largimi dhe mbyllja e bizneseve shkaku i kësaj papastërtie.
Përveç gastronomisë dhe dyqaneve, në lokacionin “Garnizon” ka edhe rreth 300 amvisëri./ Alsat.mk









