Konfederata e Sindikatave: K-15, diskriminues/SASHK: Shteti për dikë njerkë, për dikë nënë

Vendimi i Qeverisë për t’i dhënë K-15 një pjese të administratës është diskriminues, reagojnë nga Konfederata e Sindikatave të Lira. Sipas tyre, të gjithë punonjësit në administratë duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë. Punonjësit në arsim, polici, shëndetësi dhe sektorë të tjerë që kanë punuar dy herë më shumë gjatë pandemisë do të mbeten pa regres vjetor, reagojnë nga Sindikata.

“Në vend, kemi 120 mijë pjesëmarrës në buxhet që marrin rroga nga buxheti, siç janë ushtria, policia, arsimi dhe nëpunësit civilë, por me një fjalë, të gjithë i quajnë nëpunës civilë dhe nuk bëjnë ndryshim sipas klasifikimit nacional të veprimtarisë. Nuk do të marrin të gjithë, do të marrin 16 mijë deri në 17 mijë nëpunës civilë sepse marrëveshja kolektive që u nënshkrua në vitin 2019 është diskriminuese”, pohoi Bllagoja Rallpovski, kryetar i KSL.

Sipas Konfederatës, është koha për të arritur marrëveshje të përbashkët kolektive që do t’i përfshijë të gjithë punonjësit e administratës.

“Për një pjesë të administratës shtetërore, shteti është nënë kurse për sektorë të tjerë shumë të rëndësishëm që financohen nga buxheti, është njerkë”, tha Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK.

Me rishikimin e buxhetit, punonjësit e gjykatave, prokurorive, komunave, ministrive, zyrtarëve qeveritarë si dhe agjencitë dhe fondet e vendosura nga Kuvendi, do të kenë të drejtë për regres vjetor. Nga buxheti për këtë qëllim është planifikuar të shpenzohen pothuajse 4milion euro për 27 mijë nëpunës.

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button