Konfederata e sindikatave kërkon rritjen e pagave në të gjithë sektorët

Konfederata e sindikatave kërkon rritjen e pagave në të gjithë sektorët

Rritja e pagave në të gjithë sektorët duhet të zgjidhet në mënyrë sistematike, vlerësojnë nga Konfederata e Sindikatave të Lira. Në konferencën e organizuar, pjesëmarrësit thanë se nevojitet mënyra legjitime për rritjen e pagave që janë marrëveshjet kolektive, pasi në këtë mënyrë përfshihet vullneti edhe i punëtorit edhe i punëdhënësit. Ata vlerësojnë se nuk duhet të ketë mundësi për populizëm me të drejtat e punëtorëve dhe të fillohet një dialog i vërtetë social.

“Duhet të zgjidhet në mënyrë sistematike, pasi ky diversitet që paraqitet në sektorë dhe nënsektorë të ndryshëm publikë, shkakton pakënaqësi tek njerëzit, në një kuptim edhe në aspekt diskriminues… Marrëveshja kolektive për dallim prej ligjit e shpreh vullnetin e të dyja palëve në mënyrë legjitime në bisedime, ndërsa me ligj, ligji është vullneti i njërës palë, pra ndaj ligjvënësit ndaj atij që e propozon ligjin, nga ana tjetër praktika jonë tregon se sindikatat gjatë përgatitjes së ligjeve janë të kyçur pjesërisht ose fare në proces”, deklaroi Llazar Jovevski, Profesor i të drejtës së punës.

“Një prej betejave thelbësore të sindikatave në të ardhmen është të luftoj që të ketë sa më shumë marrëveshje kolektive në nivel të punëdhënësit por edhe në nivel të degës.3:11 Atë që e bëjmë ne si sindikatë duhet të jetë një fillim i ri, një fillim ku i japim dorën edhe sektorit qytetar edhe partnerit të biznesit, t’i heqim mundësitë për populizëm me të drejtat e punëtorëve dhe të fillojmë që me dialog të vërtetë social që do të jetë i frytshëm”, u shpreh Bllagoja Rallpovski, Kryetar I Konfederatës së Sindikatave. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button