Konfederata e sindikatave kundër ndryshimeve ligjore për zgjatjen e orarit të punës

Konfederata e sindikatave kundër ndryshimeve ligjore për zgjatjen e orarit të punës

Gazetar: Adnan Qaili

Në prag të Ditës së punës, sindikatat ashpërsojnë retorikën për të drejtat e punëtorëve. Konfederata e organizatave sindikale të Maqedonisë (KSOM) kërkon që ndryshimit të Ligjit për marrëdhënie pune të mos i shtojnë kohëzgjatjen e orarit të punës nga që kjo do të keqpërdorët frikshëm nga punëdhënësit. Kreu i kësaj sindikate Marjan Risteski tha se për hesape të një konzorciomi, siç është Bektel-Enka nuk duhet të shkelen të drejtat e punëtorëve, pasi që ata do të paguhen minimalisht për kohën shtesë.

“Kemi qeveri që për fat të keq mendon se mund të bëj gjithçka, por le të jenë të bindur se nuk do të munden. Ky shtet nuk ju takon vetëm disa personave të caktuar, pa punëtor shteti nuk mundet të mbahet. Nuk mundet dikush të negocioj në emër të tyre e të na marrin për budalla që vet punëtori të jep pëlqim sa orë do të punoj. Po ai punëtor nuk e shikon çdoherë se çfarë nënshkruan. Për 60 orë në javë ai do ti duhet të punoj ditë e natë”, tha Marjan Risteski, Kryetari i KSOM-it.

“Sindikata jonë nuk do të lejoj një gjë e tillë të ndodhë që 60 orë punë në javë të jetë orari në të ardhmen. Konfederata Sindikale në të ardhmen do të vazhdoj në aktivitetet për mbrojtjen e të drejtat e punëtorëve edhe më ashpër do ti udhëheqë punët për t’ju mbrojtur këto të drejta”, u shpreh Goce Dellçev Todev, Anëtar i KSOM-it.

Protestat mbarëkombëtare në Maqedoni bahen rrallë. Por, edhe kur paralajmërohen, gjithmonë dikush kujdeset t’ju jep ngjyrime të ndryshme. Kjo ndodhi dy ditë para protestës së 1 Majit, ku sindikalistët të ndarë në dy kampe, paralajmëruan që në Ditën e Punës të mbajnë protestë në dy terminë të ndryshme.

Konfederata e Sindikatave të Lira (KSS), do të protestojnë nga ora 10:00, ndërsa me kërkesat e njëjta, nga ora 12:00 në Shkup do të protestojnë edhe Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë. Por, një sindikatë e tretë të shtunën mbajti pres konferencë duke bërë thirrje që mos të përçahen kur kërkohen të drejtat e njëjta.

“Kësaj here nuk do të lejojmë të nënshkruhet marrëveshja kolektive ku pagën e 13-të do ta marrin vetëm disa të punësuar. Këtu janë shpërblimet edhe metodologjia e pagave. Në Këshillin socio-ekonomi kishim debat të nxehtë me përfaqësuesit e qeverisë. Ne si Konfederatë e organizatave sindikale të Maqedonisë (KSOM) kërkojmë që metodologjia e pagave të jetë e njëjtë me të funksionarëve të emëruar nga Qeveria. Në të kundërtën nuk do të lejojmë të zbatohet pa pëlqimin tonë”, theksoi Marjan Risteski, Kryetari i KSOM-it.

Ndërkaq, përmes një kumtese Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë me thirrjen për protestë kërkoi që të gjithë qytetarët tu bashkohen për të kundërshtuar binomin shtet-punëdhënës që sipas tyre po dëmton punëtorët. Ata theksojnë se motivet e protestës janë rritja e pagave të funksionarëve të shteti me 78% ose 2.000 denarë në ditë; zbatimi i 12 orëve punë në ditë për një pjesë të madh punëtorëve, mashtrimi i punëtorëve për sigurime shëndetësore dhe që nuk u kanë rritur pagat, mos lidhja marrëveshjes kolektive që privon një pjesë të punëtorëve nga marrja e K-15, duhet ti nxisë të gjithë të dalin në protestë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button