Konfederata e sindikatave protestë para Kuvendit, kundërshton ligjin për administratën

Konfederata e sindikatave protestë para Kuvendit, kundërshton ligjin për administratën

Konfederata e Sindikatave të pavarura shprehën pakënaqësinë e tyre lidhur me propozim ligjit për nëpunësit e administratës, që është në procedurë kuvendore. Në protestën para Kuvendit, sindikatat thonë se ky ligj dëmton punonjësit, duke ua marrë të drejtat themelore punëtorëve dhe me të shkelet ligji për pagat minimale. Kryetari i Konfederatës së Sindikatave Bllagoja Rallpovski, thekson se me këtë ligj pjesa më e madhe e punëtorëve do të marrin paga minimale dhe nuk do të kenë mundësinë e harmonizimit të pagës në muajin mars. Sindikatat thonë se në këtë ligj nuk ka asgjë reformuese e evropiane siç po prezantohet, por nxit akoma më shumë nepotizmin dhe klientelizmin. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button